Ferit Idrizi i cili udhëheqë më Komunën e Vushtrrisë ka vazhduar të zgjeroj nepotizmin, shkruan portali rajoni.org.
Kësaj here, pushteti qe dyshohet e po hetohet nga prokuroria për keqperdorime ia ka rehatuar dy anëtaret e familjës Maxhuni, bëhet fjale për Suatin dhe Lorikun.
18 ditë me parë [2 tetor 2023] , Kryetari i Vushtrrisë nëpërmjetë rrjetit social “facebook” kishtë njoftuar se kishtë emëruar Lorik Maxhunin si drejtor për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, zbulon rajoni.org.
“Sot, kam emëruar Lorik Maxhunin drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale”, kishtë shkruar ndër të tjera Idrizi.
Mirëpo, Idrizi nuk i ndali befasit ndaj kësaj familje. Sepse, po në këtë ditë [2 tetor 2023], Suat Maxhuni u punësua si sekretar në shkollën “Rilindja” në Maxhunaj, fshat prej nga vjen edhe kjo familje.
Vendimi për punësimin e Suatit është marrë me datën 2 tetor nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, dikaster ky që merret me konkurset publike në Vushtrri.
Suat Maxhuni dhe Lorik Maxhuni përveç qe janë të njejtes parti ata janë edhe familjarë e të afërt mes veti.
Portali rajoni.org do të raportoj ditëve në vijim edhe për punësimet tjera familja dhe dyshimeve për keqperdorime qe po bëhen në Vushtrri./Rajoni.org/