E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Kjo është gruaja më e bukur dhe më e suksesshme e vitit 2023, sipas revistës së njohur

Margot Robbie femra më e bukur dhe më e suksesshme e vitit 2023 sipas revistës Maxim Australia. Kjo revistë ka publikuar listën e saj vjetore Hot 100 për vitin 2023, e cila paraqet femrat më të suksesshme dhe më të bukura në argëtim, sport dhe kulturë pop.

Në krye të listës është aktorja Margot Robbie, e cila u shpall femra më e bukur dhe më e suksesshme këtë vit, dhe karriera e së cilës në Hollywood vazhdon të shkëlqejë pas suksesit të filmit të saj të fundit, Barbie.

Ky është viti i dytë me radhë dhe hera e katërt rekord që Robbie kryeson listën e Hot 100.

Futbollistja Sam Kerr zuri vendin e dytë, e ndjekur nga Delta Goodrem dhe Sophie Monk. Gruaja e Kayne West, Bianca Censori u rendit e 18-ta në listë.

“Hot 100 vjetor është një listë e trashëguar që ka evoluar gjatë dhjetë viteve të fundit. 2023 vazhdon të festojë gra të jashtëzakonshme australiane që kanë ndikuar, impresionuar ose ndikuar tek ne me aftësinë, intelektin, humorin, titujt, mendjemadhësinë dhe talentin në përgjithësi të pabesueshëm,” tha kryeredaktori i Maxim, Santi Pintado në një deklaratë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer