Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylyb Sokoli është njëri nga kandidatët kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës së Malishevës.
Te klubi i futbollit Malisheva janë duke u bërë ndryshime të rëndësishme në organizimin e klubit.
Siç mëson KosovaPress nga burime brenda klubit, Kastriot Kafexholli është liruar nga pozita e drejtorit sportiv të klubit, ndërsa dorëheqje ka dhënë edhe trajneri Senad Alirifa.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, në postin e drejtorit të klubit është emëruar Milaim Berisha i cili deri më tani ishte trajner kondicional i skuadrës.
Sa i përket trajnerit, klubi mësohet se ka nisur kontaktet me Bylbyl Sokolin i cili mund të rikthehet aty ku e la punën e tij në përfundim të sezonit të kaluar.