E diel, 6 Tetor, 2024

Biçiklisti që u godit nga vetura dy javë më parë, ndërron jetë në QKUK

torit. 52-vjeçari u godit nga një veturë teksa po drejtonte biçikletën e tij dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Viktima nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Shefki Badalli, i cili ishte punonjës i shkollës fillore të mesme të ulët ‘Emin Duraku’ në Prizren.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët, teksa ceremonia mortore u mbajt sot në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Prizreni.

I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy djem.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer