Banori i Big Brother Kosova, edicioni i dytë, Blero, ka treguar se si është njoftuar me tashmë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.
Këngëtari tregon se si në fillet e tij kishte shkuar në “backstage” të bënte një foto me Krasniqin, i cili në atë kohë i takonte grupit muzikor “Ritmi i Rrugës”.
“Menxi kom hy në backstage, me bo një foto me Memlin. I thashë a muna me e bë një foto me ty. Thashë a ka mundësi ndonjë kontakt. Tha: Duhesh me imellë. Ja çova këngën mas një jave dhe numrin tem. Më ka thirrë në telefon më tha “Blero, Memli në telefon”. Më tha “qikjo këngë është e jotja?”. Ti tha je tu knu a? S’u shku nashata mas një muje dhe ka ardhë në Suedi. E ka marrë aeroplanin. Paramendo brother çfarë stari ai, m’thojke mu, unë kërkushi hiç”, tha Blero.
Blero tha se kur erdhi Krasniqi që ta realizonte këngën me të në Suedi, i humbi çanta.
Këngëtari tregoi se ngjarja ka ndodhur gjatë viteve 2002-2003.
Blero dhe Krasniqi kanë disa bashkëpunime muzikore, të cilat figurojnë ende në platformën ‘Youtube’.