E diel, 6 Tetor, 2024

AUV deklarohen për portalin rajoni.org – pas urdhërimit të ndalimit të përkohshëm të punës së AMF’së në Nekoc

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndërmarrë dje një aksion inspektimi në QMF’në në Nekoc.

LEXO EDHE: E Mjerushme: Kjo AMF nuk është në Gaza, por është në këtë fshat të Drenasit

Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-së, ka thënë për portalin rajoni.org se në këtë qendër gjatë inspektimit janë konstatuar se ‘kushtet e punës janë nën nivelin e duhur’.

“Ekipi i inspektorëve ka konstatuar gjendjen faktike, me kushte teknike dhe higjiene sanitare nën nivelin minimal të pranueshëm për të funksionuar si QMF. Aty është parë se ka mungesë të ujit në tërë objektin. Duke  përfshi nyjet hidrosanitare si dhe pjesën tjetër ku punohet me pacient dhe me pajisje teknike medicionale. Gjithashtu, muret në shumë vende ishin me myk. Ventilim i pamjaftueshëm, dyshemeja e pa pastruar një kohë të gjatë  etj.”

Tutje Thaçi tregon se është urdheruar mbyllja e përkohshme e objektit, deri në përmasimin e kushteve minimale teknike dhe higjienike sanitare.

“Bazuar në të gjeturat dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të pacientëve dhe stafit që punojnë aty, me Procesverbal është urdhëruar (vendosur):

 1.         Mbyllje e përkohshme e QMF në Nekoc, deri në përmasimin e kushteve minimale teknike dhe higjienike sanitare,

2.         Sigurimi i ujit të rrjedhshëm në objektin e QMF,

3.         Eliminim të mykut në vende ku është shfaqur myku,

4.         Pastrim gjeneral i tërë objektit”.

Zëdhënësi Thaçi thotë se ruajtja e shëndetit të qytetarëve është prioritet dhe synim kryesor i AUV-it.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer