E diel, 6 Tetor, 2024

Qeveria Kurti kaq e do Skenderajin, as pas dy vitësh nuk i funksionalizon semaforët!

Ishin temë diskutimi për një kohë të gjatë. Por, qysh prej se janë vendosur në qytetin e Skenderajt, semaforët me shumë nuk janë funksional së sa funksional. E kjo po i zhgënjen tej mase qytetarët e këtij vendi, shkruan portali rajoni.org.

Po thuajsë afër dy vite këta semafor që gjënden afër xhamisë qëndore “Shaban Jashari” e qe janë nën kompetencen e Ministrisë se Infrastruktures, nuk janë në funksion.

Si pasojë e këtij mos-funksionimi, dhjetra aksidente janë shkaktuar në këtë kryqezim,  dhjetera persona janë lënduar e disa këmbesorë janë goditur nga veturat.

Se a do të i funksionalizoj qeveria Kurti këta semafor apo do të pres deri të përfundoj ndonjë aksident me fatalitet në mënyrë qe të intervenojnë institucionet relevante – mbetet të shihet ditëve në vijim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer