E premte, 22 Nëntor, 2024

Komuna e Drenasit bëhet edhe me një ndërmarrje publike

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me Kryetaren e Komisionit Komunal të Aksionarëve, Rinore Zymeri, ka pritur në takim Kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” Drenas SH.A., shkruan portali rajoni.org.

Sipas njoftimit të komunës në takim është diskutuae për regjistrimin si dhe për procedurat e mëtejme për funksionalizimin e plotë të Ndërmarrjes.

“Së shpejti, pritet të hapet llogaria bankare, rregullimi i vulave, fushëveprimtaria e ndërmarrjes, aktivitetet dhe përgjegjësitë e ndërmarrjes, etj. Po ashtu takim komuna e Drenasit  bisedua për kapitalin themeltar të ndërmarrjes i përcaktuar sipas statutit, zhvillimi i ndërmarrjes në njësi të qëndrueshme në shërbim të qytetarëve me ç’rast, kryetari Lladrovci premtoi përkrahje të plote”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer