Nuk është shumë aktive me projekte muzikore, pasi ka vendosur që kohë më të madhe të ia dedikoj familjes që kur u bë nënë.
Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj njihet për zërin e saj të veçantë dhe stilin e të kënduarit, dhe tashmë është gati për një rikthim me një këngë të re.
Kështu bëri të ditur vet ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa zbuloi edhe kohën e lansimit të projektit më të ri.
“Who Am I, 30.11.20”, ka shkruar Argjentina bashkangjitur me një fotografi bardhë e zi.
Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Pishman” në bashkëpunim me Young Zerka, që u publikua muaj më parë.