Një zarf i zi ka arritur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2. Krejt kjo për shkak të kërcënimeve të Meti Alshiqit dhe ofendimeve të rënda të Yllit (Buci) kundër Edona James, pasi kjo e fundit u zgjodh mbrëmë e preferuar e publikut.
Vëllau i Madh paralajmëroi Metin dhe Bucin se në rast se përdoret përsëri një diskurs i tillë brenda shtëpisë, do t’i largojë menjëherë.
Tutje, Vëllau i Madh dënoi ashpër edhe gjuhën e Gani Gërmisë dhe Bucin në njërin nga diskutimet e tyre.
“U vu re një gjuhë e rëndë dhe intimiduese e Metiti dhe situate u paraqit tejet bullizuese. Big Brother VIP Kosova e dënon ashpër këtë situatë, përfshirë edhe diskursin e papranueshëm të Bucit dhe Ganiut në diskutimin e tyre.
Vëllai i madh e paralajmëron Metin dhe Bucin në rast të shkeljeve të bëra mund të largohen menjëherë nga shtëpia”, u tha në zarfin e zi, përcjell Insajderi.
Meti mbrëmë pas prime-it u pa i tensionuar dhe filloi ta kërcënonte Edonën.
“Këto stile që i bën ti, kom me t’i largu prej qejfit. Mbaje në mend çfarë po të them. Unë vij ku të duash. Këta stile që t’u kanë shitur, harroje nuk të shiten më. Shko ku je mësuar, nuk ka sfilata këtu. Hajt se të tregoj”, i tha ai.
Më pas në dhomën e gjumit ishte Yll Dërvishi që ofendoi Edona Jamesin. Ai përdori shprehja të rënda ndaj saj.
“Publiku Kosovës ka vendosur të preferuar Edona James. E keqe sa dush, e palane sa dush, më fol nuk din, atë këmbë si banaku 48 numër, se din njeri apo shikon mashkull a çka“, tha ai në një bisedë me Meti Alshiqin.
E gjitha kjo dukej qesharake për Metin i cili filloi të qeshte më zë.
Po ashtu, Buci ka debatuar ashpër edhe me Ganin.
“Si m*t ke mbetë. Nuk ta jap dorën ty”, është shprehur Ylli.
Gërmia në anën tjetër ia ktheu: “A je duke e kuptuar që po bie keq. A je duke e kuptuar që para shoqërisë time po del keq”.