E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Dyshime për diskriminim në tenderin milionësh në Drenas, kontestohet për të dytën herë në OSHP

Me datën 26 tetor ka skaduar afati për dorëzimin e ofertave në një tender të hapur nga Komuna e Drenasit për furnizimin me lëndë djegese – pelet dhe dru për nevojat e institucioneve komunale. Në të njëjtën ditë është pezulluar edhe procesi tenderues, shkruan portali rajoni.org.

Komuna e Drenasit e ka pezulluar hapjen e ofertave të tenderit për shkak të një ankese që për këtë lëndë është parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Në OSHP-në, e njohur ndryshe si Gjykata e Tenderëve, për të dytën herë janë ngritur dyshime se tenderi i parashikuar në vlerë prej 1,008,000.00 euro është me kritere diskriminuese [Kurdisura].

Në ankesën e parashtruar pranë OSHP-së, “Wood Company”, një kompani private me bazë në Prishtinë, ka paraqitur ankesa mbi dyshimet për diskriminim në tender.

“1. Deshmite lëshuar nga autoriteti pyjor komunal te komunës se Drenasit dhe nga komuna e selis se regjistrimit të OE qe kundër subjektit përkatës nuk ka te ngritur ndonjë procedure për dëme pyjore. 2. Vertetim – dëshmi nga autoriteti pyjore komunal te komunës se Drenasit dhe nga komunae selis se regjistrimit te OE ge kundër subjektit përkatës nuk ka te ngritur ndonjë procedure për dëme pyjore”, thuhet në njëren nga pikat e pretendimeve të ngritura nga ankuesi në OSHP e që sipas të njejtit  këto kërkesa janë në kundërshtim me nenin 65 të LPP-së.

Se a ka dyshime se tenderi i është përgaditur një kompanie nga Drenasi, ditëve në vijim mbeten që gjërat të marrin epilog.

Vlen të permendet se ditë me parë kanë zbarkuar krimet ekonomike me qëllim të hetimeve mbi dyshimet për zhvatje dhe keqperdorim të kontratave dhe tendereve në Drenas./Rajoni.org/

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer