Sot është vënë gurthemeli i njërit prej projekteve më të shtrenjta në vitet e fundit në Komunën e Skenderajt.
Gjatë ceremonisë së nisjes së punimeve të ndërtimit të Stacionit të Autobusëve në Skenderaj, kryetari i Komunës, Fadil Nura ka thënë së ky stacion do të shërbejë edhe për linjat regjionale dhe ato ndërkombëtare që e shfrytëzojnë pikën kufitare në Merdar.
“Ky projekt është në vazhdën e atyre premtimeve që po i realizojmë. Ky stacion do të na ndihmojë që të bëjmë organizimin sa me efikas të trafikut urban. Realizimi i këtij projekti do të bëhet ashtu siç e kemi planifikuar”, ka thënë Nura.
Projekti është investim privat i dy kompanive partnere Andrra Invest dhe ISA shpk. Investimi qe planifikohet të bëhet kap shifrën e rreth 3 milion eurove.
Sipas projektusve është planifikuar që ky stacion të këtë hapsirë të bollshmë për dyqane të ndryshme sherbyse e rekreative, internet falas për qytetarët, tualete, vendparkingje dhe do të këtë digjitalizim.
Stacionet do të posedojnë harta si dhe do të tregojnë kohën e saktë se kur autobusi arrin në stacionin e caktuar.