E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Shpallet fajtor ish komandanti i UÇK-së i akuzuar për fajde, dënohet me 3 vjet burgim

Ish-komandanti i UÇK-së, Azem Veseli, i akuzuar për fajde është shpallur sot fajtor dhe është dënuar me burgim nga Gjykata Themelore në Pejë. Përveç tij, edhe dy të akuzuarit e tjerë, të përfshirë në këtë rast janë dënuar.

Siç mëson Sinjali, Veseli është dënuar me 3 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për veprën penale “Fajde”.

Ai akuzohet se nga viti 2020 deri në shtator të vitit 2021, kur edhe u arrestua, ka kontraktuar një shumë jo proporcionale në këmbim të pasurisë së të dëmtuarit M.Berisha.

Veseli i ka dhënë Berishës para me 10% kamatë në vlërë të përgjithshme 10.000 €, mirëpo për shkak tëlë vonesave ia ka kërkuar 15.000€, për të cilat i dëmtuari në emër ta kamatëa, duke përjashtuar vonesat, çdo muaj ka paguar nga 2.200€ dhe atë 1.000€ çdo fillim muaj dhe 1.200€ më datën 16 të secilit muaj, për çka deri më datën 15.09.2021, ka realizuar dobi pasurore në emër të fajdesë në vlerë prej rreth 20.000€ dhe ia ka kërkuar atij edhe 5.000€ fajde dhe 10.000€ të borxhit.

Me 3 vjet burgim është dënuar edhe Hazir Tahirsylaj, ndërsa i akuzuari Artik Çelaj me më shumë se 1 vit burgim.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer