E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Sindikata e Policisë: Shtesat e propozuara nga Qeveria janë të ulta

Ky organ pas mbledhjes ka dalë me një komunikatë, ku konstaton se shtesat e propozuara nga Qeveria janë të ulta.

“Sa i përket propozimit të Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë, vlerësojmë se janë të ulta dhe nuk e arsyetojnë punën dhe rrezikshmërinë në Policinë e Kosovës, prandaj janë të pa pranueshme për secilën kategori,  janë diskriminuese për të gjitha njësitë, sepse të gjithë zyrtarët policorë përballen çdo ditë me rrezik dhe kjo e dëshmon me numrin e zyrtarëve policorë që e kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatë.

Sindikata e Policisë ka dalë me dy kërkesa. Njëra është që shtesa për rrezikshmëri të mos mbetet më e ulët se ajo që është pranuar para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave.

“Shtesa për rrezikshmëri të mos mbetet më e ulët se ajo që është pranuar para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave, që ka qenë në shtatë nivele duke filluar nga 105 euro dhe më larta 215 euro, ose me përqindje në pagën bazë duke filluar nga 25% deri në 50%”, thuhet në njoftim.

Kurse kërkesa tjetër është që koeficienti për stafin civil  të harmonizohet me vendin e punës dhe  profesionet që i kryejnë.

“Pakënaqësia te të gjithë pjestarët e policisë është e madhe, prandaj kërkojmë që në afat sa më të shkurtë të bëhet realizimi i këtyre kërkesave dhe kërkesave paraprake me qëllim  të përmirësimit të kushteve dhe mirëqenjes në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer