E martë, 24 Dhjetor, 2024

Digjet shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë, banorët akuzojnë bizneset e ndërtimit se qëndrojne prapa aktit banditesk

Në popull e njohur si Kaçamak Mëhallë, jo larg nga qendra e vjetër e qytetit të Mitrovicës, në oborrin e gjërë, gjendet shtëpia e familjes Koroglu. Kjo shtëpi daton qysh nga gjysma e parë e shekullit XIX dhe i takon stilit osman të ndërtimit të shtëpive, shkruan portali rajoni.org.

Kjo shtëpi konsiderohet si shtëpia më e vjetër në qytetin e Mitrovicës dhe e njejta gjendet edhe në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje te Përkohshme të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, listë e cila është hartuar me vendim të ministrit të MKRS-së të datës 7 tetor 2022.

E për rëndësin e saj si duket nuk mendonin njejt disa këqbërës, pasiqë perpjekjet disa mujorshe të këtyrë këqbërsve për të shkatërruar këtë shtëpi me vlerë kulturore, kulmuan sot me vënien e zjarrit me qëllim të djegies dhe zhdukjes së saj.

Sipas banorëve të kësaj zone, thuhet se prapa këtij akti banditesk qëndrojne bizneset e ndërtimit të cilët edhe ashtu kështu janë duke iu bërë ‘kancer’ këtij qytet të mbetur “shkret”.

“Bedri Hanza e ka dijtë që janë duke u mundu me zhduk këtë shtëpi – se qato biznese të ndërtimit janë mbështetes të secilit pushtet në Mitrovice përfshirë dhe pushtetin e  tij. Ai [Hamza] nuk ka pas interes me e mbrojtë. Policia e ka neglizhu mbrojtjën e saj; përkundër që ka pasur kërkese nga institucionet qëndrore. Grupet e interesit i kanë kap të gjithë. Hajr ishallah”, thotë njëri nga banorët e zonës në fjale për redaksin e portalit rajoni.

I njejtit thotë se me pak vullnet – hetuesia mund t’a zbardh rastin brenda 72 orësh.

”Me pas vullnet edhe interes hetuesia, brenda 72 oresh besoj që kishin mujt me e zbardh rastin”.

Por pse është interesi i bizneseve të ndërtimit – shkatërrimi i kësaj shtëpie

Sipas legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ka parë se në bazë të Rregullores Nr. 01/2022 të MKRS-së për Përcaktimin e Perimetrit të Zonës Mbrojtëse të Aseteve të Trashëgimisë Kulturore dhe Politikave për Konzervimin dhe Zhvillimin e tyre, nuk lejohet ndërtimi në të paktën 50 metra afërsi rreth objekteve që gjenden në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.

Neni 9, paragrafi 1 i Rregullores Nr. 01/2022 të MKRS-së tregon parimet për përcaktimin e zonës mbrojtëse të një monumenti, ku thotë shprehimisht: “Kufiri i zonës mbrojtëse duhet të matet me një distancë minimale prej 50 metrash nga kufiri i secilës anë të perimetrit. Në rastet kur monumentet brenda perimetrit janë më të larta se 35 metra kufiri i zonës mbrojtëse përcaktohet nga një distancë që është 1.5 herë lartësia e saj.”

????????????????????????????????????

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer