Një person ka humbur sot jetën ndërsa dhe një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një vet-aksidenti me traktor.
Rasti ka ndodhur rreth orës 14.00 në fshatin Ngucat të Malishevës, ku ngasësi i traktorit humbi kontrollin mbi të duke shkaktuar rrokullisjen, transmeton klankosova.tv.
Për Klan Kosovën, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
”Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”.