E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

“Në test ju lejua të perdorte telefonin”, Ferit Idrizi ia lanë borxhin Ali Januzit të VV’së, qikën ia punëson inspektore në Komunë!

Qika e asamblistit të Asamblesës së Vushtrrisë, qe në gare ishtë nga radhët e VV-së, Ali Januzi, është punësuar së fundmi si inspektore në komunën qe udhehiqet nga pushteti i Ferit Idrizit, PDK.

Pra, për të qartësuar me thjeshtë – Ali Januzi e ka ndihmuar edhe publikisht Ferit Idrizin që të bëhet Kryetar Komune pas balotazhit.

E si duket kjo mbështetje i ka marrurr frytet e veta, pasi që Ermirë Januzaj është përzgjedhur si kandidatja më e suksesshme për poziten inspektore e sherbimeve publike në Komunën e Vushtrrisë.

Punësimin e saj e dëshmon edhe dokumenti i më poshtëm ku bëhët e ditur edhe totali i pikeve të mbledhura.

E kush u kujdes që kandidatja të radhitet e para?

Sipas qytetarit nga Vushtrria, Xhemajl Jashari, këtë detyrë për “mrekulli” e ka kryer anëtari i komisionit në konkurs, zyrtari i Komunes z. Qemajl Hasani dhe jo vetëm, i cili edhe gjatë testimit ka ndihmuar dhe ka lejuar të përdoret telefoni që znj. Januzi të dal e para./Rajoni.org/

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer