Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, tha se SHBA thirr për drejtësi për gazetarët që sulmohen e kërcënohen në Kosovë.
“Në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve, SHBA-ja përsërit thirrjet e saj për drejtësi për gazetarët që kërcënohen ose sulmohen në Kosovë dhe në mbarë globin”, ka shkruar Hovenier në X.
Ai tha se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokraci të shëndetshme.
“SHBA mbron lirinë, pavarësinë dhe sigurinë e medias dhe pret përgjegjësi për ata që kërcënojnë ose sulmojnë gazetarët”.