Policia e Kosovës të enjten ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë, A.K., 70 vjeç. Shtëpia e familjes Koroglu, që u djeg para dy ditësh, mbrohej si monument i trashëgimisë kulturore.
Sipas Policisë, pas hetimeve, kanë gjetur 36 bidonë me materie ndezëse në katin përdhese të shtëpisë. Pronari, siç thotë Policia, ishte në dijeni për vendndodhjen e tyre dhe nuk ka lajmëruar autoritetet përkatëse.
Atij i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh, ndërsa dyshohet për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e substancave dhe mbeturinave të rrezikshme”.
Pas djegies së monumentit ikonik të Mitrovicës të martën, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ishte zotuar se punimet aty do të rinisin menjëherë, duke shtuar se shtëpia që daton nga shekulli XIX do t’i përkasë vetëm kulturës.
“Punimet që patën filluar dje me karakter shpëtimi kanë qenë faza e parë drejt një projekti final të restaurimit të përgjithshëm të kësaj shtëpie, me qëllimin që ta mendojmë edhe funksionin qoftë për banim për familjen, qoftë edhe modelet e tjera që familjes i sjell edhe dobi ekonomike në një formë ose tjetrën. Pra po, ajo që kemi nisur dje që fatkeqësisht e pati këtë ndërhyrje brutale në mbrëmje, do të vazhdojnë deri në restaurimin përfundimtar, dhe, funksionalizimin ose dhënien të një funksioni të caktuar për kë