E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Fifi zbulon se kur do të martohet?

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi duket mjaft e angazhuar me spektaklin e kërcimit “DWTS”, ku kërcen me balerinin Graciano Tagani.

Përveçse partnere në skenë, ata janë miq të ngushtë edhe jashtë saj, e ndaj shpeshherë gjatë provave me njëri-tjetrin ndajnë edhe momente nga jeta personale.

Së fundi, teksa Fifi e ngacmoi Gracianon me temën se kur do të bëhet baba, ky i fundit e pyeti kur do të martohet.

“Të më rritet djali. Si ta marr në krahë? Është punë e zotit, është punë e Adisit”, tha këngëtarja, duke treguar se ajo në fakt, do ta donte një gjë të tillë, por se i takon partnerit ta hedhë hapin e parë.

PJESË NGA BISEDA:

Fifi drejt altarit, këngëtarja zbulon kohën se kur do të
Graciano: Ti kur do të na martohesh?

Fifi: Ehe.. prit sa të më rritet çuni, se nuk kam si e marr në dasmë.

Njëkohësisht biseda vijoi sërish për jetën personale, pasi Fifi e pyet balerinin për shtatzëninë e mundshme të partneres së tij, Argjira Spanca.

Fifi: Ti s’më ktheve përgjigje për shtatzëninë e ardhshme…

Graciano: Po ato janë punët e Zotit, mi zemër.

Fifi: Edhe ato (përgatitjet e dasmës) janë punët e Adisit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer