Wednesday, March 19, 2025

Arrestohet ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, është arrestuar nga EULEX-i.

Ndalimi i tij në EULEX është bërë të enjten, ka thënë sot Komuna e Malishevës.

Në një reagim për media, Komuna e Malishevës ka kërkuar nga Gjykata Speciale që të ndërpresë “përndjekjen e çlirimtarëve”.

“Kërkojmë që kjo Gjykatë dhe gjykatat tjera kompetente, përfshi edhe Tribunalin e Hagës, që të merret me ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes së afër 400 civilëve të Komunës së Malishevës gjatë viteve 1998-1999 nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë”, tha Komuna e Malishevës, raporton Paparaci.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer