E mërkurë, 15 Janar, 2025

Dyshime për kontrabandë të telefonave, krimet ekonomike me aksion në Prishtinë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në Komunën e Prishtinës. Gjatë aksionit janë konfiskuar telefona me prejardhje të dyshimtë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha, tha se ky aksioni u zhvillua në funksion të “shmangie nga tatimi” dhe “kontrabandim me mallra”.

“Ju konfirmoj se sot është realizuar një operacion policor nga Krimet ekonomike të PK-së, me autorizimin e autoriteteve të drejtësisë dhe në bashkëpunim me inspektorë të tregut nga MINT, në funksion të parandalimit dhe luftimit të veprave penale si “shmangie nga tatimi” , “kontrabandim me mallra” etj.​ Gjatë operacionit janë sekuestruar dëshmi relevante dhe hetime të tjera janë ende në proces nga autoritetet kompetente. Për detaje do te njoftoheni shpejt me komunikatë për media”, tha Hoxha.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer