E martë, 24 Dhjetor, 2024

Pas skandalit të vdekjes së punëtorit, kompania LIMAK nuk i kthen përgjigjje portali rajoni!

Siç e dini, portali rajoni.org ka raportuar së një zjarrefikës i Aeroportit LIMAK KOSOVO INTERNATIONAL AIRPORT, në muajin shtator të këtij viti ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës si pasojë e një arresti kardiak.

Edhe pse çështja ishte mbyllur shpejt, pa buje mediatike e duke kërcënuar dëshmitarët dhe duke mbajtur të fshehur çdo informacion rreth kësaj vdekje.

Kompania Limak nuk kthen pergjigjje

Portali rajoni.org, lidhur me rastin në fjale i ka shkruar zyrës së informimit për të marrë deklarimin e tyre.

Pyetjet e rajonit ishin së a ka pasur njoftim për vdekjen e zjarrfikësit Hamdi Çallaku, a janë kërcënuar dëshmitaret dhe i njejti a ka pasur presione se do të largohej nga punaz

Mirëpo përkundër pritjeve të rajonit për mbi 4 ditë, Kompania LIMAK nuk ka kthyer pergjigjje.

Gjithsësi rajoni do të raportoj ditëve në vijim edhe për disa skandale tjera të ndodhur në këtë kompani.

Por a ka përgjegjësi LIMAK për vdekjen e punëtorit në vendin e tij të punës?

Pas një hulumtimi më shumë se dy muaj, Arlind Imeri ka arritur të siguroj dëshmi të mjaftueshme se LIMAK lëre që ka përgjegjësi, por edhe është faktor kryesor që ka kontribuar drejtpërdrejt përmes presionit të paparë dhe të kundërligjshëm kundër të ndjerit Hamdi Çallaku.

Si ndodhi ngjarja!?

Arlind Imeri në statusin e tij në facebook – sqaron se Hamdi Çallaku ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në moshën 54 vjeçare.

Në momentin kur ai ka pësuar arrest kardiak ai ka qenë duke ushtruar fizikisht për të arrijtur kondicionin e nevojshëm për kalimin e testit fizik, test me të cilin shefi i tij Burim Begu e kishte kërcënuar që nëse nuk arrinë ta kaloj, do të llogarites si UNTFIT (i pa aftë për punë) me ç’rast do të largohej edhe nga puna.

Pra Ligji për Zjarrfikës dhe Shpëtim, zjarrfikësit e aeroportit i parasheh si zjarrefikës industrial

Neni 3, Paragrafi 1, pika 1.6 i ligjit për Zjarrfikje dhe Shpëtim thot:

-Njësitë e Zjarrfikjes në Industri – njësi të zjarrfikjes dhe shpëtimit, të themeluara për të vepruar brenda mjediseve dhe ambienteve të personave juridik, sipas autorizimit të ministrisë.

Ndërsa Zjarrfikësit Industrial kategorizohen në kategorinë B sipas UA Nr 39/2012, Neni 4, pika 1,2.

Për më shumë, i ndjeri Hamdi Çalaku ka qenë i graduar me gradën OFICER.

Por çka thot ligji për testet fizike të kësaj kategorie dhe pse u hesht shkelja e ligjit për zjarrfikës dhe Udhëzimit Administrativ Nr 39/2012?

— Sipas të njëjtit Udhëzim Administrativ, Neni 19 – Obligimet për verifikimin e aftësive fizike – pika 1, moshta e cila lejohet zë i nënshtrohet këtij testi për zjarrfikësit e kategorisë B, pra zjarrfikësit industrial është 50 vjet për meshkuj ndërsa 45 vjet për femrat.

Pra përgjegjës për vdekjen e Hamdi Çallakut në vendin e tij të punës është vetëm Burim Begu dhe Kompania LIMAK e cila menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Përgjegjësit vazhdojnë të ushtrojnë detyrat e tyre, ndërsa Hamdi Çallaku është i vdekur si pasojë e presionit dhe shkeljeve ligjore të bëra nga këta persona.

Të bashkangjitur gjeni dëshmitë se Çallaku ishte kërcënuar se do të shpallej i pa aftë e edhe kohën kur ai është testuar herën e parë dhe kohën se kur do të testohej për herën e dytë dhe të fundit.

IMG_1450.jpeg

IMG_1449.jpeg

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer