E martë, 24 Dhjetor, 2024

Çka po ndodh në KEK, anulohet tenderi 10 milionësh [DOKUMENT]

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), nëpërmjet njoftimit për kontratë të cilën e kishte iniciuar në muajin tetor të këtij vitit, kishte për qëllim “furnizimin, përgaditja, funksionalizimi dhe shërbimet qe kanë të bëjnë me ushqimin e punëtorëve të KEK sh.a”, shkruan portali rajoni.org.

Madje kjo korporatë parashikuar të nënshkruajë kontratë në vlerë prej 10,883,950 euro. Për këtë aktivitet të prokurimit, KEK-u kishte përdorur procedurën konkurruese me negociata me kriter për dhënie të kontratës – çmimin më të ulët.

6 tetori ishte caktuar të ishte dita e fundit deri kur mund të ofertonin kompanitë e interesuara për “furnizimin, përgaditja, funksionalizimi dhe shërbimet qe kanë të bëjnë me ushqimin e punëtorëve të KEK sh.a”

Mirëpo ky aktivitet i prokurimit u anulua. Arsyeja e anulimit të këtij tenderi ishte mungesa e ofertave të përgjegjshme.

“KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES sh.a. ka bere vlerësimin e pese (5) aplikacioneve të pranuara, dhe bazuar ne faktet e gjetura nuk ikemi 3 aplikacione të pergjegjshem, dhe sipas LPP për procedura te kufizuara për fazen e parë, e anulon aktivitetin e prokurimit” thuhet në njoftimin për anulim, transmeton portali rajoni.org.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer