Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar për gjetje të eshtrave në Prekaz të Skenderajt, të cilat dyshohet të jenë të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit, për disa orë gërmime, janë gjetur mbetje mortore të viktimave që mund të jenë në listen e personave të zhdukur.
“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj”, thuhet në njoftim
“Pas disa orë gërmimeve, ekipet kan hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t’iu njoftojmë pas rezultateteve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre turpave”, vijon njoftimi.