Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është rikthyer me projekt të ri muzikor.
“Houdini” mban titullin kënga e saj e re, e cila është prijëse e albumit të saj të ri në ardhje, që gjithashtu do të shënojë një epokë të re në karrierën e saj në vitin 2024.
Për këngën Dua ka punuar vet në bashkëpunim me autorët: Caroline Ailin, Danny L Harle, Kevin Parker dhe Tobias Jesso Jr.
Klipi i këngës është mjaft tërheqës, në të cilin ajo shfaqet në një sallë vallëzimi duke kërcyer me një tufë balerinësh meshkuj, teksa vihet re edhe ndryshimi i saj drastik me flokë të kuqe.
Këngëtarja nga Kosova është kujdesur që të vë në pah linjat e saj atraktive trupore gjatë koreografisë, duke marrë kështu simpatinë e shumë shikuesve.
Dua Lipa ka qenë duke punuar gjatë gjithë vitit 2023 në albumin e saj të ri, i cili pritet të publikohet në vitin 2024.