Sipas Fabrizio Romano, ish-kapiteni legjendar i Milanit është kandidati kryesor për të marrë postin e Al-Ittihad, shkruan lajmi.net.
Maldini ka mbetur i papunë që nga largimi i tij nga Milani, ku ishte drejtor teknik, në fund të sezonit 2022-23.
Gjatë kohës së tij si drejtor në “San Siro”, Maldini krijoi një lidhjeje të rëndësishme midis skuadrës së parë dhe bordit të drejtorëve.
Ai njihej gjithashtu si motivuesi kryesor i skuadrës, duke edukuar lojtarët për rëndësinë e përfaqësimit të Milanit.
Prioriteti i Al-Ittihad është gjetja e një trajneri të ri, pasi Nuno Espirito Santo u shkarkua të mërkurën