Këshilltari i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca Ilir Kërçeli ka akuzuar Perparim Ramën për keqperdorime të parasë publike, raporton rajoni.org.
Sipas Kërçelit, Kryetari i kryeqytetit ka subvencionuar projektin e gruan së tij, hiq më pak se 80,000 mije euro.
Postimi i plotë:
SKANDAL PAS SKANDALI
Kryetari i kryeqytetit po ndan subvencion për gruan e tij. Hiq më pak se 80,000 euro.
Mbrëmë në emisionin Rubikon, kryetari Përparim Rama ankohej për kinse mos mbështetje të qeverisë për komunën e Prishtinës.
Asnjë qeveri tjetër nuk ka mbështetur më shumë komunat, as edhe atëherë kur edhe qeveria qendrore edhe ajo lokale vinin nga i njëjti subjekt.
Le ta harrojë Përparim Rama se dikush i bashkangjitet në keqpërdorimin që po ia bën parasë publike.
Subvencioni për gruan e tij është më shumë se nepotizëm, është korrupsion.