Komuna e Skënderajit ka nisur sot punën për ndërtimet në projektin “Ilaz Kodra”, raporton portali rajoni.org.
Ky projekt parasheh rrënimin e objekteve ekzistuese dhe ndërtimin e objekteve të reja afariste bashkë me tribunat e pjesës veriore të stadiumit “Bajram Aliu”.
Kryetari i komunës, Sami Lushtaku ka paraqitur një pamje se si do të doket pamja e këtij bulevardi.
Njoftimi i plotë:
📍 Projekti i radhës në funksion të planit rregullativ të qytetit, duke zgjeruar Bulevardin “Ilaz Kodra”, bashkë me ndërtimin e objekteve të reja të afarizmit që do të operojnë në kushte shumë më të mira se ç’kishin deri sot, dhe duke ndërtuar edhe tribunën veriore të Stadiumit “Bajram Aliu”, një transformim modern i kësaj pjese të qytetit tonë.