E hënë, 28 Tetor, 2024

Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ka ndërruar jetë Nexhat Sllmaniku, punëtor shumëvjeçar në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Në njoftimin e SHKK-së thuhet se humbja e tij është e madhe edhe për institucionin.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Nexhat Sllamniku.

Nexhat Sllamniku dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në.

Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sllamniku të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.

Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer