E hënë, 28 Tetor, 2024

“16,200 euro do të paguhet nga buxheti i Vushtrriasve” – Komuna angazhon si konsulente “shoqen e pandashëm” të Ferit Idrizit!!

Hanëmsha Aliu – Latifi dhe Azem Haliti janë shpallur fituesi i llotit të parë dhe të katërt të tenderit për Konsulent individual për administratë komunale, koordinim të politikave, donatorëve dhe  bashkëpunim nderkombtarë, raporton portali rajoni.org.

IMG_2759.jpeg

Mirëpo lidhur me këto veprime të komunës, ka reaguar dega e LDK’së në Vushtrri, nëpërmjetë një postimi në rrjetin social “facebook” duke i quajtur skandaloze.

 

Kush është znj. Hanëmsha Aliu Latifi e cila do të paguhet 16,200€ me taksat e Vushtrrisë?

Sipas degës së LDK’së në Vushtrri, ajo është ish vartëse/punëtore e Ferit Idrizit kur ky punonte në Ministri të Arsimit.

Ata në komunikatën e tyre shtojnë së konsulenten e re askush në qytet të Vushtrrisë nuk e njeh, sepse sipas tyre nuk shkon asnjëherë në punë.

“Nuk mund të jetë eksperte në Vushtrri e të drejtoj dyqanin në një qendër tregtare në Prishtinë në të njetën kohë. E papranueshme në këtë krize që kryetari të paguaj për “ekspert të jashtëm” shoqen e vet me pagë 16,200€”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Komunikata e plotë:

#Skandaloze

Komuna e Vushtrrisë, kryetari i “shumë fijeve” e shpërblen “shoqen” e vet nga Ministria e Arsimit me pagë 16,200€  në total (shih foton, permes tenderit)

“Konsulent individual për administratë komunale, koordinim të politikave, donatorëve dhe  bashkëpunim nderkombtar “wow cfar pozite inovative”.

Kush është znj. Hanëmsha Aliu Latifi e cila paguhet 16,200€ me taksat e Vushtrrisë?

Nga informatat që kemi, ajo ishte vartëse/punëtore e Ferit Idrizit kur ky punonte në Ministri të Arsimit.

Askush në Komunë të Vushtrrisë nuk e njeh, sepse ky person nuk vjen asnjëherë ne pune. Paguhet pa ardhe gati kurrë në punë.

Kujt i ka dorëzuar raportet e punës, a janë protokoluar ato raporte sic e kerkon ligji?

LDK kërkon të bëhen publik ardhjet në zyre të kësaj eksperteje.

Nuk mund të jete eksperte në Vushtrri e të drejtoj dyqanin në një qendër tregtare në Prishtinë në të njetën kohë.

E papranueshme në këtë krize që kryetari të paguaj për “ekspert të jashtëm” shoqen e vet me pagë 16,200€.

LDK kërkon llogari nga kryetari dhe raport se çka ka përfituar Komuna e Vushtrrisë nga shërbimet e “shoqes eksperte”.

Me respekt,

LDK Vushtrri

IMG_2760.jpeg

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer