E hënë, 28 Tetor, 2024

Aksioni në veri, deklarohen nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale tha se aksioni i sotëm po zhvillohet për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Kështu konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

‘Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu.

Ata dyshohen për keqpërdorim te detyrës.

Operacionin, sic merr vesh Insajderi, e ka udhëhequr Prokuroria Speciale. Burimet i kane thëne Insajderit se janë bastisur edhe 15 lokacione, te ndërlidhura me te arrestuarit.

Lajmin për bastisje ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani i cili tha se ky aksion ka të bëjë me doganat.

Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Se a ka të arrestuar nuk edi . Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”,tha ai për Insjaderin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer