Ndërmarrja Publike Banesore është në pronësi të Komunës së Prishtinës, që për kryeshef ka Artan Berishen, ky i fundit më shumë i njohur si djali i mikut të deputetit Ferat Shala së sa për postin që e mban.
Tani për tani kjo ndërmarrje është duke sherbyer si çerdhe për zhvatje të parasë publike dhe për rehatim të punësimeve familjare e nepotiste.Kuptohet e terë kjo nuk do të arrihej pa sherbimet e zyrtarit të prokurimit, Fatmir Krasniqi, nënshkrimi i të cilit qendron prapa çdo dyshimi për keqperdorim të bërë në tendere, për të cilat portali rajoni.org, do të raportoi vetëm pas të i marrë dokumentet e kërkuara; ku së shpejti pritet edhe vendimi nga agjencia për privatësi.
Së në çfarë cilësie bëhen punët, shihni videon e mëposhtëm e cila është bërë në soliterin 5 në Ulpianë; video e cila edhe eksperteve nuk u lë hapësirë për komentim:
@rajoni.org Cilesia e punimeve nga NPB ne soliterin 5, Ulpiane!