Ish Ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedrije Salihaj – Marigona, është ndarë nga jeta, shkruan portali rajoni.org.
Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimeve në rrjetin social “facebook”.
“Të tronditur thellë sot morëm lajmin për ikjen në amshim të bashkëluftëtares sonë Bedrije Zeqir Salihaj, motra e Heroit Skender Salihaj dhe motra e kryetares së OVL të UÇK dega Shtime”, thuhej në njoftim.
E ndjera ka lënë pas vetes dy fëmijë.