Kryetari i degës së LDK’së në Skenderaj, njëherit ish bashkëpunëtor i Idriz Rrecajt dhe Sejdi Kocës nëpërmjetë një postimi në rrjetin social “facebook” ka falenderuar LDK’në dhe kryetarin e saj për rizgjidhjen e tij si anëtar i këshillit të përgjithshëm.
Postimi i plotë:
Falënderoj Kuvendin 10 të LDK-së për zgjedhjen time si anëtar i KP-LDK-së. Zgjedhja ime në KP është një nder i madh që i bëhet Drenicës dhe degës sonë në veçanti, e cila për shumë vite u drejtua nga patriotët më të shquar të kësaj treve, Idriz Rreci dhe Sejdi Koca, më të cilët kam pas privilegj të bashkëpunoj. Faleminderit Kryetar Abdixhiku !