E hënë, 23 Dhjetor, 2024

47 ditë pasi iu ngritë aktakuza, Haxhimet Ferati vazhdon t’a mbaj pozitën kryesore në zyren e ‘tenderave’ në Mitrovicë!

Zyrtari i prokurimit në Mitrovicë derisa është duke ushtruar detyren e tij, të njejtit do t’i duhet të përballet me akuzat e Prokurorisë për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” në një proces të prokurimit publik, shkruan portali rajoni.org.

LEXO EDHE: Zyrtari i prokurimit në Mitrovicë nënshkruan kontratën që vetë e vlerësoj ‘manipuluese dhe të dyfishtë’

Bëhet fjale për Haxhimet Feratin i cili do të duhet të përballet me drejtësinë për dyshimin së në cilësinë e menaxherit të Zyrës së Prokurimit Publik në Komunën e Mitrovicës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke i krijuar përfitim operatorit NTP ‘Tropik’’ në vlerë prej 200 e 20 mijë euro.

Në aktakuzën e ngritur kundër tij më datën 2 tetor të këtij viti, Prokuroria thotë se Ferati, në kundërshtim me ligjin LPP nr. 04L-042, ka lidhur aneks- kontratë me Operatorin Ekonomik NTP “Tropik” me të cilin ka pasur kontratë kornize tri vjeçare që nga data 15 prill 2013 e vlefshme deri më 15 prill 2016, me kontratë bazë ka lidhur aneks- kontratën me datën 19 nëntor 2014 në vlerë prej 200 e 20 mijë euro në kundërshtim me nenin 38 të LPP i cili nenë nuk lejon lidhjen e aneks-kontratës në kontratat kornize.

“Nuk e ndjej vetën fajtor”, kishtë deklaruar Ferati, pasi ishte pyetur se a ndjehet fajtor lidhur me rastin.

Edhe pse kanë kaluar rreth 47 ditë nga ngritja  e aktakuzës, Zyrtari Ferati vazhdon të mbetet i pa ndëshkuar nga Komuna e Mitrovicës, madje nga pozita e zyrtarit më të rëndësishëm në këtë zyre ai ka nënshkruar disa kontrata prej asaj ditë.

Komuna e Mitrovicës nuk kthen pergjigjje

Portali rajoni.org, lidhur me zyrtarin në fjale ka derguar pyetje drejt zyres për informim të komunës se Mitrovicës.

Pyetjet e rajonit ishin se a ka të ngritur Haxhimet Ferati akatakuzë, e sata aktakuzë është dhe së çfarë veprimesh janë ndërmarr nga Komuna e Mitrovicës.

Mirëpo përkundër pritjeve të rajonit për mbi tre dite, komuna e Mitrovicës nuk ka kthyer pergjigjje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer