E hënë, 28 Tetor, 2024

Sërish gjenden mbetje mortore në Skenderaj, dyshohet se i takojnë kohës së luftës

Janë gjetur mbetje mortore sot në Prekaz të Poshtëm, të cilat dyshohet se i takojnë një individi që nga koha e luftës.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, e cila shtoi se në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe tre trupa para 11 ditëve.

Postimi i plotë:

Sot, gjatë vazhdimit të punëve në lokacionin Prekaz i Poshtëm, ekipet e IML-së dhe EULEX, me mbështetjen e policisë, KQPZH dhe ICRC kanë arritur të gjejnë dhe të tërheqin mbetjet skeletore të një individi që i takon kohës së luftës. Mbetjet mortore janë dërguar në IML me ç’rast do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe identifikimit mjeko ligjor. Në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe tre trupa para 11 ditëve. Punimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së neserme.

Falenderoj ekipet për punën dhe angazhimin!.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer