E diel, 27 Tetor, 2024

Personeli i tyre u pa në IML pas djegies, EULEX-i tregon arsyet

Dy zyra në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore janë përfshirë nga zjarri ditën e sotme, në rrethana që mbesin ende të pasqaruara.

Në vendin e ngjarjes në IML janë parë edhe forca të EULEX-it.

Në një përgjigje për lajmi.net, misioni i BE-së për sundimin e ligjit ka thënë se personeli i tyre ishte aty i pranishëm, meqenëse punojnë së bashku me homologët në IML.

“Personeli i EULEX-it ishte i pranishëm duke pasur parasysh faktin se ekspertët e EULEX-it punojnë së bashku me homologët e tyre vendorë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të përcaktuar fatin e personave të zhdukur”, thuhet në përgjigje.

Teksa, shtojnë tutje se personeli dhe zyret e tyre nuk janë prekur nga zjarri.

Nga vlerësimet fillestare, sipas ministres Albulena Haxhiu, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.

Është hera e dytë që ky institucion përfshihet nga zjarri brenda vitit. Në fund të marsit nga zjarri ishte i përfshirë po i njëjti objekt, teksa rrethanat mbesin të pasqaruara edhe për atë rast.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer