Friday, July 4, 2025

Zyrtare: De Biasi e mbyll me një tjetër kombëtare, i gatshëm të dëgjojë oferta të reja

Gianni De Biasi nuk është më trajneri i Azerbajxhanit. Pas tre vitesh, tekniku italian dha dorëheqjen nga drejtimi kombëtares azere pas përfundimit të kontratës.

Tekniku që shkroi historinë me Shqipërinë në vitin 2016, duke i kualifikuar për herë të parë kuqezinjtë në finalet e një kampionati Evropian, nuk arriti dot të bënte të njëjtën gjë me Azerbajxhanin.

Tashmë De Biasi është një trajner i lirë dhe është i gatshëm të dëgjojë ofertat që pritet të vijnë për të.

Përveç Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, ai ka drejtuar dhe skuadra të tjera të njohura si Torino, Levante, Udineze, Alavesh etj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer