Me qëllim të transmetimit të seancave dhe aktiviteteve komunale, Komuna e Skenderajt inicioi tender në vlerë prej 19.900 euro. Mirëpo, kjo nismë u anulua për shkak të mungesës së ofertave të përgjegjshme, zbulon rajoni.org.
Për të realizuar këtë sherbim, kjo Komunë kishte parashikuar të nënshkruajë kontratë në vlerë deri 19.900€, me kohëzgjatje të kontratës prej 36 muajve.
Në këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedurë e hapur me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.
2 tetori ishte caktuar edhe afati fundit deri kur mund të ofertonin kompanitë e interesuara ta realizojnë këtë sherbim.
Mirëpo ky aktivitet i prokurimit u anulua. Arsyeja e anulimit të këtij tenderi nga Komuna ishte për shkak të mungesës së ofertave të përgjegjshme.
“anulon aktivitetin e prokurimit në mungesë të ofertave të përgjegjshme” – thuhet në njoftimin për anulim të Komunës.