Friday, July 4, 2025

Bora mbulon stadiumet e Kosovës, detyron Feronikelin e Lirinë ta shtyjnë ndeshjen – s’dihet për atë mes Fushë Kosovës e Dukagjinit

Ndeshja në mes Feronikelit dhe Lirisë është shtyrë si pasojë e reshjeve të mëdha të borës.

Kjo pasi sasia e madhe e borës që ka rënë në stadiumet e ekipeve, ka krijuar vështirësi në infrastrukturën e fushës.

Në disa pamje të siguruara nga Klankosova.tv shihet se bora ka mbuluar të gjithë fushën në stadiumet si “Rexhep Rexhepi” në Drenas, “Përparim Thaqi” në Prizren e “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Kujtojmë se dy ndeshjet që planifikohet të luhen sot nga ora 13:00 janë ajo në mes Feronikelit e Lirisë dhe Fushë Kosovës e Dukagjinit.

Nuk dihet nëse ndeshja në mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit do të luhet në orarin e planifikuar.

Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas:

Stadiumi Përparim Thaqi në Prizren:

Stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer