Drejtori i QKMF’së në Drenas , Ismet Bogiqi, është intervistuar të mërkurën nga Policia e Krimeve Ekonomike, nën dyshimin për mosrealizim të kontratës dhe keqpërdorime tjera, në mes të komunës së Drenasit dhe kompanisë e cila paguan edhe familjarin e Ramiz Lladrovcit ‘pa shkuar fare në punë”, shkruan rajoni.org.
Bëhet fjale për një kontratë të nënshkruar gjatë vitit 2021 me vlerë qindra mijera eurosh. E drejtori Bogiqi në këtë kontratë ishte caktuar si menaxher/mbikqyrës i saj.
Lidhur me intervistimin e tij, portali rajoni.org ka kontaktuar edhe drejtorin Ismet Bogiqi, njëherit menaxher/mbikqyrës i kontratës.
Ai për rajonin e ka konfirmuar së është intervistuar dhe së aty pretendon së ka qenë në cilësin e dëshmitarit.
“Po kam qenë në intervistim nga hetuesia, në cilësin e dëshmitarit – informatat tjera janë kofidenciale” – tha shkurt Bogiqi
Që pse Ramiz Lladrovci doli në rrenë para këshillit të mediave
Kryetari i Drenasit, i tmerruar nga publikimet e rajonit me datën 23 nëntor ka dërguar një ankesë në këshillin e pavarur të mediave të shkruara të Kosovës.
Në atë ankesë, Lladrovci deklaron së nuk ka asnjë procedurë hetimore ndaj zyrtarëve të komunës e as për ato që pretendon portali për të cilat ndryshe i quantë shpifje dhe trillime.
“Hedhim poshtë pretendimet nga dy paragrafët tjerë, në fund, të mbushur me shpifje, sepse, nuk jam në dijeni dhe nuk ka asnjë procedurë hetimore ndaj zyrtarëve të komunës as për ato që pretendon portali”, thuhet në ankesën e Lladrovcit dërguar KPMSH’së ndaj portali rajoni.org.