E diel, 27 Tetor, 2024

Ekskluzive: Ky është zyrtari policor i arrestuar për ngacmim e dhunim

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për ndalimin e një pjesëtari të Policisë, i cili ka rënë mbrëmë në prangat e  Inspektoratit Policor të Kosovës, nën dyshimet për dy vepra penale.

Burimet brenda Prokurroisë kanë bërë me dije ekskluzivisht për Gazetën Sinjali se polici i arrestuar është Enis Sefa.

Sefa dyshohet se është arrestuar nën dyshimet për ngacmim dhe dhunim të një vajze të mitur.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të këtij rasti të trishtë, për të cilin akoma nuk dihen detajet dhe rrethanat e tjera.

Ndaj zyrtarit policor të dyshuar pritet të merren veprimet e nevojshme hetimore, brenda afatit ligjor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer