E diel, 27 Tetor, 2024

BE: Me keqardhje morëm vendimin e Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë atje

Ai ka shtuar se ky vendim nuk është në përputhje me frymën e dialogut, parimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe ndërtimin e besimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha për Tanjug se për shkak të kësaj, votuesit serbë do të duhet të udhëtojnë në qytetet në jug të Serbisë qendrore për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 17 dhjetor.

“BE rekomandon vazhdimin e praktikës së vendosur për lejimin e serbëve të Kosovës që të votojnë në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare serbe më 17 dhjetor, me lehtësimin e OSBE-së. Ne presim që Kosova dhe Serbia të bien dakord për modalitetet që do ta lejojnë këtë të ndodhë, në mirëbesim dhe frymë kompromisi. BE-ja mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në proceset demokratike. Si e tillë, është thelbësore që votuesit serbë që banojnë në Kosovë të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore dhe të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare serbe”, theksoi Stano.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer