E diel, 27 Tetor, 2024

Sulmohet fizikisht menaxheri i një kompanie në Drenas, i dyshuari dërgohet në mbajtje!

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar për një rast të sulmit fizik dhe kanosjes që ka ndodhur dje në orën 14;00 në Drenas. Sipas policisë, viktimë është menaxheri i një kompanie.

“Pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (menaxher i kompanisë). I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer