E diel, 27 Tetor, 2024

Objekti i ri i Ambasadës së Kosovës në Senegal, MPJ-ja jep detaje

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në shtetin e Senegalit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, së bashku me Ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Senegalit, z. Aliou Sow, kanë bërë përurimin zyrtar të objektit të ri të Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e këtij shteti – Dakar, ka njoftuar MPJ-ja, të enjten.

“Përurimi i objektit të Ambasadës u bë në praninë e shumë drejtuesve të Misioneve Diplomatike të akredituar në këtë shtet, ndër ta edhe shumë përfaqësues nga shtete, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, përfaqësuesve nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe nga shteti pritës, miqve të Kosovës nga kontinenti afrikan dhe komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Dakar”, thuhet në njoftim.

“Gjatë qëndrimit në Senegal dhe në margjina të edicionit të 9-të Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, Ministrja Gërvalla takoi shumë homologë të saj nga shtete të ndryshme afrikane, të cilët morën pjesë në këtë Forum”, përmbyllet njoftimi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer