E diel, 27 Tetor, 2024

Tre vjedhje brenda pak ditësh në Abri, banorët të frikësuar deklarohen për portalin rajoni.org!

Vjedhjet në vend janë bërë të shpeshta, ku për çdo ditë Policia njofton për raste të ndryshme që qytetarët apo bizneset i raportojnë, shkruan portali rqjoni.org.

Të martën pas mesnate, përkatësisht rreth orës 2:00, cak i hajnave me maska kanë qenë familja Demaku nga fshati Abri i Komunës së Drenasit.

Në këtë lagje të këtij fshatit është kryer vjedhje e tretë me rradhe, vjedhje e cila po ndodh brenda pak ditësh, e kjo ka shqetësuar shumë banorët e asaj ane për shkak të pasigurisë.

Brenda pak ditësh, në lagjen Demaku është vjedhur një traktor, në lagjen Hysenaj është vjedhur një lop dhe një viç  kursë në lagjen Hasanaj është vjedhur një veture golf 3.

“Në tre lagjet tona kanë ndodhur vjedhje pas mesnate. Në lagjen Hysenaj është vjedhur një veturë dhe një traktor, ndërsa në lagjen Demaku është vjedh një trakto, po ashtu janë vjedhur një lop me viç në lagjen Hasani. Vlera e tyre është diku disa mijë euro. Kemi njoftuar Policinë, kanë qenë bashkë me hetues dhe po merren me rastin. Edhe pse në rastin e fundit është indetifikuar pamjet e mjetit që ka terheq traktorin, mirëpo policia nuk po vepron. Qe tre vjet jane vjedhur sepaku 20 lop”, ka thënë ai.

Ai shpreson që Policia sa më shpejtë të gjejë kryesin e vjedhjes dhe raste të tilla të mos ndodhin më.

Edhe në raportet 24-orëshe të Policisë rastet me të shpeshta të vjedhjeve janë ato të veturave, të cilat jo vetëm që vjedhen në parkingje, por edhe brenda oborrit të shtëpisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer