E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Pas raportimeve të rajonit, Komuna e Mitrovicës suspendon zyrtarin kryesor të prokurimit në Mitrovicë!

Haxhimet Ferati, zyrtar kryesor i Prokurimit në Komunen e Mitrovicë, është pezulluar nga detyra, 2 muaj pasi i është ngritur aktakuza për korrupsion, zbulon portali rajoni.org.

Suspendimi i Haxhimet Feratit erdhi pas raportimeve të njëpasnjëshmë të portalit rajoni.org dhe presioneve të ndryshme të bëra ndaj rajonit me qëllim të heshtjes.

Rajoni ka mesuar nga burimet e veta së vendimi për suspendimin e tij është dhënë dje gjatë ditës.

Së Komuna e Mitrovicës ka ndërmarrë masa ndaj zyrtarit kryesor të prokurimit dhe një gje e tille është konfirmuar për portalin rajoni.org nga vetë Komuna e Mitrovicës.

“Në pyetjen e radhës të parashtruar për ngritje të aktakuzës ndaj nëpunësit Haxhimet Ferati;  përse nuk po ndërmerrën masa, ose cilat do të jenë veprimet që do të ndërmerren ndaj tij,  Ju njoftojmë se Komuna e Mitrovicës është informuar nga organet kompetente të drejtësisë dhe i ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme  ligjore në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigjjen e Komunës të dhënë për portalin rajoni.org.

Për çka akuzohet Haxhimet Ferati

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 tetor 2023, Haxhimet Ferati akuzohet se me datën 19 nëntor 2014, në pozitën e menaxherit të prokurimit publik pranë Drejtorisë së Prokurimit në Komunën e Mitrovicës, ka shfrytëzuar pozitën e tij dhe ka tejkaluar autorizimet me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të një dobie pasurore për vete ose tjetrin.

Aktakuza thotë se në kundërshtim me ligjin LPP nr. 04L-042, i akuzuari Ferati ka lidhur aneks- kontratë me Operatorin Ekonomik NTP “Tropik” me të cilin ka pasur kontratë kornize tri vjeçare që nga data 15 prill 2013 e vlefshme deri më 15 prill 2016, me kontratë bazë ka lidhur aneks- kontratën me datën 19 nëntor 2014 në vlerë prej 200 e 20 mijë euro në kundërshtim me nenin 38 të LPP i cili nenë nuk lejon lidhjen e aneks-kontratës në kontratat kornize, kishte raportuar Betimi për Drejtësi.

Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Ferati ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Ferati para një muaji kishte nënshkruar një tender që e kishte cilësuar manipulues

Portali rajoni.org, pak ditë me parë kishte raportuar për një tender që u nënshkrua po nga ky zyrtar.
Komuna e Mitrovicës kishte dhënë tender afro 700 mijë euro për rrugën “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani”. Ky tender ishte propozuar për anulim në qershor të këtij viti për shkak të tejkalimit të shifrave të parapara.

Zyrtari i prokurimit, Haxhimet Ferati më 2 qershor kishte propozuar anulimin e kontratës për rehabilitimin e rrugës “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani – Katana”, nën arsyetimin se ofertat që janë bërë nga kompanitë janë të larta. Ai madje i kishte quajtur si oferta manipuluese dhe të dyshimta.

Por, vetëm katër muaj më vonë, zyrtari i prokurimit që e quajti, këtë tender “absurditet”, e nënshkroi vetë kontratën.

47 ditë pasi iu ngritë aktakuza, Haxhimet Ferati vazhdon t’a mbaj pozitën kryesore në zyren e ‘tenderave’ në Mitrovicë!

SKANDALOZE: Zyrtari i prokurimit në Mitrovicë nënshkruan kontratën që vetë e vlerësoj ‘manipuluese dhe të dyfishtë’

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer