E shtunë, 26 Tetor, 2024

“Që 10 ditë pa uji”, Edhe 24 vjet pas luftës, vazhdon jeta e vështirë e banorëve të Drenasit

Pas gati secilës reshje të borës apo shiut, komunat në Kosovë përballen me mungesë të ujit dhe me ndotje të tij. Njëjtë kësaj radhe e ka përjetuar e po vazhdon me përjetu tani e 17 vite edhe komuna e Drenasit e shume fshatra të saj, e cila tash e sa ditë ka telashe me mungesën e ujit. Qytetarët për portalin rajoni.org i kanë treguar vështirësitë që i ka shkaktuar ndërprerja e ujit.

Një banorë i Gllobarit i deklaroi portalit rajoni se ai e shumë familje po përballen me mungesë të ujit gjatë dhjetë ditëve të fundit.

“Banoj në Gllobar, që 10 ditë nuk kemi uji. Ishallah rregullohet së përndryshe jemi në gjendje të rëndë. Komuna duhet më bë diçka që të na furnizoj me ujë përndryshe jemi në hall të madh. Qe 10 ditë nuk kemi pasur ujë fare, për pije e kemi blerë, për gjëra të tjera nuk kemi pasur hiq”.

Një qytetar tjetër që jeton në qytet i ka shkruar redaksisë së portalit rajoni së këtë problem e kanë që 17 vjet dhe së nuk po dijnë as ku të kërkojnë llogaridhënië.

“Nuk është hera e parë që po ndodh kështu, që 17 vjet është njejtë. Kur thirrim në ujesjellës na thonë thirrë në Komunë të Drenasit, e këta të fundit na thonë thirr në Ujsjellës. Me mujtë natën iku nga ky vend, veç ishallah me del termini për Gjermani se nuk i marrë në qafë fëmijët asnjë minutë”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer