E shtunë, 26 Tetor, 2024

“Kompania fitonte tender në Drenas, 5.200 euro dyshohet së e ka pasur rrogën”, Zyra e Lladrovci thotë se Haxhin nuk e ka familjar por gjyshërit i kanë të afërm

Rajoni kishtë raportuar disa ditë me parë së krimet ekonomike kishin marrur disa dosje në Drenas, lidhur me disa kontrata që ky autoritet ka lidhur me operatoret ekonomik, zbulon portali rajoni.org.

Burimet e sigurta të rajonit brenda prokurorisë kanë bërë me dije së përveç provave dhe fakteve të mbledhura për keqperdorim dhe mos realizim të kontratës në vlere qindra mijera eurosh, hetuesia ka gjetur së operatori në fjale e paguantë si punëtor edhe familjarin e Ramiz Lladrovcit, Haxhi Lladrovcin.

Sipas të njejtave burime të rajonit, dëshmitaret gjatë intervistimit kanë deklaruar së asnjëherë Haxhi Lladrovcin nuk e kanë parë duke u paraqitur në punë as në Drenas e as në qendra të tjera të kësaj kompanie dhe së madje tani po informohen për të.

“Prej muajit 5’të të viti 2022 e deri sot, Haxhi Lladrovci merr page nga operatori që po i hetohet kontrata, page mujore që dyshohet së është paguar 5 mijë e 200 euro”, tregon burimi i rajonit.

Lidhur me këtë, rajoni i ka shkruar zyres së kryetarit të Drenasit të cilët thonë së Ramiz Lladrovci nuk e ka familjar Haxhi Lladrovcin por së Gjyshërit e Kryetarit dhe Haxhiut janë të afërm nga vija e babait.

“Fillimisht, pretendimi juaj për afërsinë e z. Haxhi Lladrovci me kryetarin Lladrovci, nuk është i saktë. I apostrofuari nga ana juaj, mban mbiemrin e njëjtë, pra, pas kaq shumë tentimeve, familjari nuk është djalë i axhës e që nuk është i afërm me kryetarin Lladrovci. Ai është djali i djalit të axhës së babës së Kryetarit Lladrovci. Gjyshërit e Kryetarit dhe Haxhiut janë të afërm nga vija e babait”, thuhet në përgjigjjen e zyrës së Lladrovcit.

Ndërsa në pyetjet së a është paguar 5 mije e 200 euro dhe së a është paguar nga kompania të cilës prokuroria ia ka marrë lëndët në Drenas për dyshimet e ngritura për keqperdorim – të njejtit kanë dëvijuar në përgjigjje. Duke u pergjigjur për çështje të pa shtruara.

”Ndërsa pretendimi se z. Haxhi Lladrovci është paguar nga ana e Komunës së Drenasit si i punësuar në kompaninë […], është i pa saktë. Komuna e Drenasit me kompaninë […] ka të kontraktuar shërbime dhe se pagesa e këtyre shërbimeve bëhet në bazë të raportit i cili nënshkruhet nga ana e mbikëqyrësit – zyrtar i drejtorisë përkatëse në kuadër të komunës së Drenasit. Pra, përfundimisht Komuna e Drenasit nuk ka paguar asnjëherë kompaninë […] për shërbimet e z. Haxhi Lladrovci apo kompanisë […] me pronar […], dhe se i njëjti asnjëherë nuk ka ofruar shërbime për komunën e Drenasit”, thuhet në përgjigjen e zyres së Lladrovcit.

Rajoni posedon dokumentin dhe të njëjtin do ta publikoj pas pak.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer